Policia e Vlorës ka arrestuar një 23-vjeçar i cili i shiti armën e zjarrit të miturit që vrau gjyshin e tij disa muaj më parë. Emri i tij doli pas arrestimit te Anxhelo Kapllanit, 17-vejçari që qëlloi me pistoletë 69 -vjeçarin Vangjel Kapllanin. Nipi dëshmoi në gjykatë se me gjyshin kishin patur konflikte që pas vdekjes së prindërve në një aksident në Greqi. Për të kryer krimin më 27 Shkurt ai e kishte blerë armën tek 23 -vjeçari. Fillimisht tha se e kishte gjetur gjyshin të vrarë dhe derën e shtëpisë së hapur, por vetëm disa orë më vonë para hetuesve zbuluan se ishte vetë ai autori i ngjarjes./abcnews.al
Vlorë, ndalohet personi që i shiti armën vrasësit të gjyshit
schedule10:05 - 11 Prill, 2019
schedule 10:05 - 11 Prill, 2019