“Rusët vranë dy herë më shumë civilë se nazistët”

schedule08:38 - 1 Maj, 2022

schedule 08:38 - 1 Maj, 2022

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka deklaruar se qëllimi i Rusisë është të marrë në kontroll më shumë zona ndërsa sulmet ruse në lindje janë në rritje. Ndërkohë, kryebashkiaku i Mariupol është shprehur se forcat ruse kanë vrarë dy herë më shumë civilë se nazistët, sipas newsweek.

Rusët kanë vrarë dy herë më shumë civilë në Mariupol sesa nazistët. Në dy vite, nazistët vranë 10.000 civilë në Mariupol. Dhe pushtuesit rusë në dy muaj vranë  më shumë se 20.000 civilë Mariupol.

Më shumë se 40.000 njerëz u deportuan me forcë,” tha Boychenko. “Ky është një nga gjenocidet më të këqija të civilëve në historinë moderne. Ushtria ruse po shkatërron qëllimisht dhe pa mëshirë qytetin tonë dhe banorët e tij,” tha Vadim Bichenko.

Nga ana tjetër një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës tha se rusët kishin shtuar sulmet e tyre në Ukrainën lindore, duke shtuar forcat e tyre dhe duke shtuar se ata planifikonin të aneksonin sa më shumë territor që të ishte e mundur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!