A e ka vrarë Malenën e ëma? Gjendet substancë e dyshimtë edhe në trupin e 3-vjeçares

schedule17:30 - 30 Prill, 2022

schedule 17:30 - 30 Prill, 2022

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vdekjen misterioze të tre motrave në Patra të Greqisë, të cilat dyshohen se janë vrarë nga e ëma e tyre Roula Pispirgou.

33-vjeçarja ndodhet në paraburgim nën akuzën se i ka dhënë të bijës 9-vjeçare Georgina ketaminë, një substancë toksikologjike që shkakton vdekje graduale te trupi i njeriut.

Lexo edhe: Akuzohet se vrau vajzën me ketaminë, zbulohen detajet që shtojnë dyshimet te 33-vjeçarja në Greqi

Por nuk mbaron me kaq autoritetet greke thonë se një lëndë dyshuese është gjetur edhe në trupin e vajzës së dytë të familjes,Malena.

Sipas ekzaminimeve toksikologjike në trupin e Malenës është gjetur një lëndë kimike e re, e cila nuk rezulton e regjistruar në raportin mjekoligjor të Malenës pas vdekjes së saj.

Sipas ekspertëve substanca e gjetur në trupin e Malenës nuk rezulton të ketë qenë pjesë e ilaçeve dhe trajtimit mjekësor që vogëlushja merrte në periudhën që vogëlushja ishte shtruar së spital.

Lexo edhe:Vdekja e 9-vjeçares në Greqi, zbardhen mesazhet mes nënës vrasëse dhe mjekut

Çfarë thonë mjekët ligjorë?

Për analizat e reja toksikologjike që po kryhen për Malenën, po ndiqet saktësisht e njëjta metodë që zbuloi prexencën e ketaminës në trupin e Georgina dhe çoi në arrestimin dhe dërgimin në paraburgimin e Roula Pispirigout.

Prezenca toksikologjike në trupin e Malenës po matet për të përcaktuar sasinë dhe llojin e saktë të substancës që është identifikuar te trupi i vogëlushes, për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vepër penale, si në rastin e Georginës.

Malena u shtrua në spital në fund të marsit të vitit 2019, ku u diagnostikua me leuçemi limfoblastike.

Ajo vdiq papritur pas përfundimit të trajtimit të parë të kimioterapisë.

Mjekimi që i është dhënë fëmijës po hetohet për të përcaktuar nëse substanca e re është administruar nga një person që nuk kishte asnjë lidhje me personelin mjekësor.

Mjekët thonë për mediet greke se duhet bërë testi toksikologjik, pasi nuk përjashtohej administrimi i një lënde toksike apo anestetike dhe më pas të jetë tentuar vdekja e vajzës 3.5-vjeçare./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!