Skuadra e Barcelonës do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së kampioneve ndaj Manchester United. Katalanasit nuk pritet ta kenë të lehtë ndaj skuadrës angleze.
Barcelona do të luaje sonte në mbrëmje në Teatrin e ëndrrave në “Old Traford” ndaj Manchester United, takim i vlefshëm për ndeshjen e parë të çerekfinales së Lig137s së Kampioneve.
Katalanasit janë favoritë në letër, por anglezet befasuan ndaj PSG edhe pse humbën në ndeshjen e parë ndaj dhe në kampin katalanas nuk janë dhe aq të qetë. Të dyja skuadrat janë optimiste për këtë duel që do të vendosë jo pak për kualifikimin në gjysmëfinale.
Vëmendja më e madhe është e përqendruar të rivaliteti mes Lionel Mesit dhe Pogba, dy liderët e secilës skuadër. Sa i përket formacionit, Barcelona e ka kontigjentin e plotë të lojtarëve dhe pritet të mungojë vetëm Dembele.
Në konferencën për shtyp, trajneri Valverde tha: “Nuk e di nëse Dembele do ta aktivizojë nga minuta e parë. Është një duel vendimtar dhe nuk dua ta rrezikoj pasi mund të dëmtohet sërish, por të shohim”.
Në vendin e francezit pritet të inkuadrohet Filipe Kutinjo. Sa i përket Manchesterit, sulmi do të udhehiqet nga Lukaku që do të ketë pas shpines Lingard dhe Rashford. /abcnews.al