“Operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë do të përfundojë sapo të arrihen objektivat e tij, ka thënë ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë për kanalin televiziv Al Arabiya, sipas The Guardian.
“Lufta do të përfundojë sapo të realizohen dhe arrihen qëllimet tona, të cilat i kam përshkruar tashmë”, tha ai.
Sipas Lavrov, çdo dërgesë e armëve në Ukrainë është një objektiv legjitim. Ministri theksoi se operacioni special ishte një përgjigje ndaj asaj që NATO po bënte në Ukrainë për ta përgatitur atë për një qëndrim agresiv kundër Rusisë .
“Ata u pajisën me armë sulmuese. U ndërtuan baza ushtarake, përfshirë në Detin Azov. U kryen dhjetëra stërvitje ushtarake, dhe shumë prej tyre në tokën ukrainase me ndihmën e NATO-s. Dhe shumica e atyre stërvitjeve ishin kundër interesave të Rusisë.
Prandaj, qëllimi i këtij operacioni është të sigurohet që ato plane të mos realizohen”, tha ministri i jashtëm rus.
/abcnews.al