Pasi bashkëshortja e Admir Murataj konfirmoi në morg se personi që ka mbetur i vrarë dje në Rinas ishte burri i saj, ka reaguar për media vëllai i viktimës Cen Murataj.
Kur e keni takuar për herë të fundit vëllain?
Vëllai: Ka shumë vite.
Sa?
Vëllai: Dy vjet.
Ju keni edhe një vëlla tjetër të dënuar për çështje grabitjesh.
Vëllai: Po. Mish për peshk Admir Murataj dhe vëllai tjetër. Janë të përdorur si vegla, besoj që janë vegla. Do ta gjejmë fillin. Organizatori Admir Murataj ngeli i vdekur në vend dhe të tjerët ikën. Organizatori ngeli i vrarë, të tjetër ikën… Do të shikojmë.
Ai kërkohej nga autoritetet e policisë greke për arratisje. Për çfarë ishte i dënuar?
Vëllai: Nuk e dimë se për çfarë ishte i dënuar. Nuk ka qenë i dënuar, ka qenë i hetuar. Dy vjet ka që kam komunikuar për herë të fundit me të dhe ai ishte në kërkim.
Keni ndonjë informacion se kush mund të jetë ai që e ka përdoruar? Pasi po thoni se mund të jetë përdorur…
Vëllai: Do ta gjejmë. Po nuk e gjeti policia, do e gjejmë me mënyrat tona. Policia edhe te puna, edhe te shtëpia ka ushtruar kontrolle.
A i njihni ju shokët e Admir Murataj dhe me kë shoqërohej?
Vëllai: Do i njohim tani. Nuk njoh asnjë, por do i njohim dhe do interesohemi se kush janë. Tani do e shikojmë se kush janë shokët, ata që e kanë lënë në rrugë. Admiri organizator ka mbetur i vrarë. Shokët, ose do t’i gjejë policia, ose do interesohemi dhe do i gjejmë edhe ne. Do na ndihmojë policia, por do e shikojmë. Deri tani është thënë se organizator ka qenë Admir Murataj.
Vëllai jetonte në Kamëz, por ishte në kërkim?
Vëllai: Nuk e besoj, unë prej dy vitesh nuk komunikoja më vëllanë.
Mendoni se e kanë tradhtuar shokët me të cilët ishte?
Vëllai: Diçka duhet të jetë, organizatori nuk vritet.
Keni informacion se si u vra Admir Murataj?
Vëllai: Akoma nuk kemi asnjë informacion. Nuk kemi asgjë të saktë, dimë që thonë e kanë hedhur shokët e vet./abcnews.al