Deputetja ruse: Të ndalohet praktikimi i “yoga” në burg

schedule12:00 - 10 Prill, 2019

schedule 12:00 - 10 Prill, 2019

Praktikimi i “jogës” në dy nga burgjet e Moskës në kuadër të një projekti pilot, ka shkaktuar reagime në radhët e deputetëve konservatorë. Një deputete ruse i ka kërkuar prokurorit të përgjithshëm të ndalojë këtë projekt, pasi sipas saj provokon homoseksualitetin.

Deputetja ruse Elena Mizulina i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm Juri Çaika, që të ndalojë praktikimin e “jogës” në burg. Leksionet e jogës janë bërë pjesë e jetës së përditshme të të dënuarve, aktualisht në formë eksperimenti në kuadër të një projekt piloti, në dy prej burgjeve të Moskës. Deputetja ultra konservatore, e cila ka firmosur dhe ligjin kundër propagandës homoseksuale para të miturve, këmbëngul se “joga” provokon seksualisht dhe në mënyrë të pakontrollueshme. Dhe një gjë e tillë sipas saj mund të çojë drejt homoseksualitetit. Për zëvendës drejtori i njërit prej burgjeve në kryeqyteti rus reagoi duke thënë se leksionet e jogës po japin efekte shumë pozitive. Sipas tij në të gjithë botën ekziston kjo praktikë dhe askush nuk është bërë homoseksual prej saj./abcnews.al