Dy ushtarë të tjerë të huaj thuhet se janë vrarë ndërsa po luftonin përkrah forcave ukrainase, sipas skynews.
Mediat amerikane raportojnë se ish-marinsi amerikan Willy Joseph Cancel 22-vjeç u vra të hënën. Ai është shtetasi i parë amerikan, i cili është konfirmuar se është vrarë në konfliktin në Ukrainë.
Ndërsa nga ana tjetër, mediat daneze kanë raportuar se një 25-vjeçar danez është vrarë në Mykolaiv më 26 prill ndërsa po luftonte për Legjionin Ndërkombëtar të Ukrainës.
Emri i tij nuk është bërë i ditur nga ministria e jashtme.
/abcnews.al


