Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Putini do të pushtojë edhe këto dy shtete krahas Ukrainës”: Opozita ruse zbulon planin e Kremlinit

schedule12:26 - 29 Prill, 2022

schedule 12:26 - 29 Prill, 2022

Rusia festoon në 9 Maj përvjetorin e fitores ndaj nazizmit, ndërkohë që ekspertët vlerësojnë se me humbjen që po pëson ushtria ruse në Ukrainë, kreu i Kremlinit po bëhet gjithnjë edhe më i rrezikshëm.

Frika e liderëve botërorë është përhapja e luftës edhe në shtete të tjera krahas Ukrainës. Duke folur për “Business Insider” njëri prej ndihmësve të liderit të opozitës ruse Navalny, Vladimir Ashurkov tha se objektivi i radhës i Putinit janë Moldavia dhe Gjeorgjia.

Këtë të fundit Putinit e sulmoi në vitin 2008, ndërsa tani Rusia mban të pushtuar rajonin e Osetisë, ndërkohë që në Moldavi gjendet Transnistria, një rajon i shkëputur dhe që është i lidhur me Rusinë.



Më herët, disa raketa sulmuan antenat e një stacioni televiziv në Transnistria duke rritur frikën se konflikti mund të përhapet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!