Liverpool fitoi ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Portos. “Të kuqtë” shënuan dy gola në stadiumin e tyre. Dy autorët e golave ishin Naiby Keita dhe Roberto Firmino. Në këtë mënyrë, skuadra e Jurgen Klopp hedh një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve.
Ndërsa ndeshja tjetër mes Tottenham dhe Manchester City përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 1-0. Hotspurs shënuan me anë të koreanojugorit Son në minutën e 78 të takimit.
Djemtë e Guardiolës shpërdoruan një mundësi të artë për të shënuar që në minutën e 13 të ndeshjes. Kjo pasi Sergio Aguero goditi nga pika e 11-metërshit, por Hugo Lloris nuk lejoi që topi të kalonte katërkëndëshin pas tij.
Mbrëmjen e të mërkurës do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të fazës çerekfinale për Champions League. Në Holandë, Ajax do të presë Juventusin, ndërsa në Angli do të luhet sfida mes Manchester United dhe Barcelona./abcnews.al