Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në Rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rrëshen, në afërsi të Rubikut.
Mësohet se tre automjete janë përplasur e për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona. Këta të fundit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit ndërsa nuk dihet ende sesi është gjendja e tyre shëndetësore.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se automjetet kanë rrëshqitur për shkak të baltës dhe inerteve të rëna në rrugë nga mjetet që marrin inerte në lumin Fan. /abcnews.al/