Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, njoftoi sot se hetuesit në vend kanë identifikuar më shumë se 8,000 raste të dyshuara si krime lufte. Venediktova ka hetuar dhe numëruar rastet në rritje të krimeve të dyshuara nga forcat ruse që nga nisja e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
Ajo i tha transmetuesit gjerman Deutsche Welle:
Në fakt janë 8600 raste vetëm për krime lufte dhe më shumë se 4,000 raste që lidhen me krime lufte.
Krimet e supozuara të dokumentuara përfshijnë “vrasjen e civilëve, bombardimin e infrastrukturës civile, torturën” dhe “krimet seksuale” që raportohen në “territorin e pushtuar të Ukrainës”. /abcnews.al/