Abelard Tahiri i shan deputetët e pozitës: Rob’t…

schedule11:36 - 28 Prill, 2022

schedule 11:36 - 28 Prill, 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shpërthyer deri në sharje, pasi deputetët e pozitës po bënin zhurmë, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Deri në këtë situatë, Tahiri erdhi pasi u ngrit në këmbë ndërsa Haxhiu i thoshte “qetësohu”.

“Z. Tahiri nuk ke nevojë me u shqetësu. Qetësohu. Qetësohu. Ju nuk keni të drejtë me i thënë “mbylle” ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër”, tha ajo.

“Krejt krimet që i keni bë kanë me u zbardhë”, tha ajo ndër tjerash.

Ndërsa mundohej t’i përgjigjej Haxhiut nga vendi, Tahiri iu drejtohet deputetëve të LVV-së: “Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”./Express

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!