Nga sherri i bujshëm, paragjykimet te planet e së ardhmes, rrëfehen djemtë e “Style Star”, Ingridi zbulon tatuazhin kushtuar emisionit

schedule10:54 - 28 Prill, 2022

schedule 10:54 - 28 Prill, 2022

Ingrid Balliu dhe Qëndrim Hasani i njohur si Choixx ishin të ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, ku folën për eksperiencën e tyre në Style Star. Ingridi, me profesion berber ka punuar me shumë futbollistë shqiptarë. Ai tregoi për moderatorin Alban Musa se si u bë pjesë e spektaklit të modës në Abc.

Si një adhurues i tatuazheve, Ingridi zbuloi se do të bëjë një për një nga anëtarët e jurisë së Style Star. Se për kë, ai nuk zbuloi asgjë. “Besoj se do të jem në finale, mendoj se do të sjellim shumë gjëra të bukura. Do të bëj një tatuazh lidhur me emisionin, portretin e një prej anëtarëve të jurisë”, tha ai.

Teksa tregoi se si u bë pjesë e Style Star, Choixx e përshkroi këtë eksperiencë si një sfidë të bukur. “Është një eksperiencë shumë e mirë. Më ka mësuar shumë gjëra që nuk i dija rreth televizionit dhe stilit. Normal që është sfiduese, nuk është e lehtë që të përgatitesh çdo javë por jam i lumtur që jam pjesë.”, tha Choixx.

Ata folën gjithashtu për paragjykimet që kanë marrë. “Paragjykimet kanë qenë pafund. Kanë qenë për pjesën që bëra veshjet me fustan. Ishin komente, sharje dhe ofendime pafund. Terma që nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë në jetën time. Produksioni që më thoshte duhet të jesh i qetë.

Nuk kam arsye përse me e lënë. Për një moment thashë ta mbyll fare Instagram-in. Kisha njerëz që më mbështetën dhe për një moment, thashë njerëzit të mendojnë se çfarë të duan.”, tha Ingridi. Ndërkohë Choixx u shpreh:

“Kam qenë shumë më i paragjykuar para se të hyj në Style Star. Unë kam filluar që në TikTok duke postuar video të rrobave që qep. Kam pasur shumë paragjykime. Kam pritur më shumë kur hyra në Style Star por më kanë pritur shumë mirë”, tha Choixx.

Ata folën gjithashtu dhe për sherrin që bëri bujë disa puntata më parë. Gjatë një debati, Ingridi i gjuajti me shishe Choixx, por siç theksuan ata gjatë bisedës me moderatorin Alban Musa, ishte një veprim i nxituar, i pahijshëm dhe se tashmë janë sqaruar me njëri-tjetrin.

Çfarë planifikojnë në të ardhmen?

Choixx tha se ka një brand të vetin, i cili ka ecur shumë mirë. Por megjithëse aktualisht është angazhuar me Style Star, shpreson që së shpejti të vijë me koleksione të reja. Ndërsa Ingridi është i fokusuar te profesioni si berber, pasi punon me shumë futbollistë të klubeve shqiptare. /abcnews.al