Bulevardi i Ri, Veliaj: Banesa sociale për banorët

schedule16:00 - 9 Prill, 2019

schedule 16:00 - 9 Prill, 2019

Banorët të cilët preken nga projekti i Bulevardit të Ri në Tiranë bashkia do tu ofroje banesa sociale. Këtë e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj i cili gjithashtu u shpreh se në kryeqytet nuk do të lejojë astirizmin e shoqërisë.

Bulevardit te ri Bashkia e Tiranës do t’i shkojë deri në fund.  Pasi inspektoi punimet që po kryhen në shkollën “Servete Maci” kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se qyteti nuk mund të mbetet peng interesave politike.

“Sot ka nisur lirimi i brezit të parë të shtëpive. Do të vazhdojmë kështu çdo ditë. Në Tiranë nuk do të lejojmë ‘Astirizimin’ e shoqërisë: kap një deputet budalla, gjej dhe nja dy media të politizuara, dhe mbaj gjithë shoqërinë peng. 99.99%  e këtij qyteti do të ecë përpara, do që gjërat të bëhen me drejtësi dhe që taksat të përdoren me kujdes”.

Banorët të cilët kanë ndërtuar në gjurmë në rrugë apo në shtratin e lumit dhe preken nga projekti  u shpreh kryetari i bashkisë do t’i ofrohen banesa sociale.

  “Pyetja është: i vajte ti lumit, apo erdhi lumi te ty? I vajte ti lumit! Ajo që kemi propozuar është: Kush ka ndërtuar në shtrat të lumit, aty ku përfundon bulevardi, do marrë banesë sociale. Pra, banesë për banesë. Janë shumë herë më të mira se ato që i merr lumi. Ama, t’u marrësh lekët e shkollave taksapaguesëve sepse ke ndërtuar pa leje në breg të lumit, nuk shkon. Edhe Sali Berisha që e shkatërroi këtë shtet, edhe ai nuk i përfshiu në VKM, që s’e kishte problem fare ta shkatërronte edhe më shumë. Por, kur edhe ai pati një limit të çmendurisë së vet, do të thotë që ne të tjerët duhet ta kemi patjetër një limit. Shtëpi për shtëpi, asnjë njeri jashtë, asnjë njeri i pastrehë”.

Kryebashkiaku u ndal dhe në projektin për ndërtimin e shkollës në Kodër-Kamzë ndërsa tha se ato që e sulmojnë janë të njëjtët që sulmonin sheshin “Skënderbej”,  Pazarin e Ri dhe këndin e lodrave në parkun e liqenit.

 “Kodër-Kamza nuk mund të jetë kontingjent për protesta të dhunshme; Kodër-Kamza ka të gjithë potencialin për çuna dhe goca me talent, që nesër mund të bëhen doktoresha, kryetarë bashkie, inxhinierë, dhe nuk ka asnjë arsye pse disa komunitete t’i diskriminojmë duke i futur në një xhep, dhe duke thënë se ata i kemi për protesta dhe shkatërrim. Në fund të ditës, kur të shkruhet historia, nuk ka kohë njeri të merret me detaje: do t’i ndajë kush ndërtoi shkolla, e kush pengoi shkollat”./abcnews.al