Doda: Në PD ka vetëm fjalë dhe jo koncepte “rithemelimi”, e djathta po asgjësohet

schedule20:03 - 27 Prill, 2022

schedule 20:03 - 27 Prill, 2022

Një ndeshje që nuk ka fitues, por vetëm humbës. Kështu e sheh deputetja e opozitës, Mesila Doda, njëherësh sekretarja e Përgjithshme e PDIU, situatën e brendshme në Partinë Demokratike.

“Në të vërtetë ajo që ndodhi gjatë kësaj kohe është eliminimi brenda vetes.  Është kronikë e paralajmëruar për fat të keq”, tha ajo, e ftuar në Radar Informativ, me Juli Xhokaxhi.

Lexo edhe: Presidenti i ri, Doda: Opozita duhet të pjesë në negociata, po bëhet një proces farsë

Sipas saj në PD ka vetëm fjalë dhe jo koncepte “rithemelimi”. “Nuk ka koncept rithemelimi nëse ti nuk thua mbi çfarë vlerash do të bëhet ky rithemelim. Ka qenë doktor Berisha që e donte partinë më në qendër se aty ishin më shumë vota. Konservatorizmi shkon në Amerikë. Po në Evropë pjesa më me madhe e votave janë në qendrën e djathtë. Edhe PD kur ka qenë në pushtet ne s’kemi bërë ndonjëherë politika konservatore”, theksoi ajo.

Doda ngre shqetësimin se e djathta në Shqipëri po asgjësohet dhe askush nuk reagon. “Duhet të shikojmë realitetin këtu. Ne kemi një ligj elektoral që është asgjësues për opozitën. E djathta po asgjësohet në Shqipëri dhe askush nuk po ngre alarmin”, tha ajo.  g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!