Gjykata e Apelit Sportiv bën me “krahë” Bolognan, Medel gati ndaj Interit

schedule21:55 - 26 Prill, 2022

schedule 21:55 - 26 Prill, 2022

Bologna do të përballet me Interin në Seria A, për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e prapambetur të kampionatit, takim që do të luhet në “Dall’Ara”.

Gjykata e Apelit Sportiv ka pranuar ankesën e klubit kuqeblu për skualifikimin e Gary Medel. Mbrojtësi fillimisht u dënua nga Gjykatësi Sportiv për 2 ndeshje, pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen kundër Juventusit.

Tashmë skualifikimi është reduktuar në vetëm një javë dhe lojtari nga Kili do të jetë në dispozicion të skuadrës për sfidën e nesërme kundër zikaltërve.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!