INSTAT: Mbi 1 milionë qytetarë dolën gjatë 3 muajve të parë të 2022 nga Shqipëria

schedule17:04 - 26 Prill, 2022

schedule 17:04 - 26 Prill, 2022

Mbi 1 milionë qytetarë shqiptarë janë larguar nga vendi përgjatë tre muajve të parë të vitit 2022.

Sipas raportit të fundit të bërë publik nga INSTAT numri i shqiptarëve të larguar gjatë muajve janar, shkurt dhe mars arrin në 1.053.690, duke u rritur me 39.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Vetëm gjatë muajit mars janë larguar nga vendi 388.067 shtetas, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri është rritur me 51,7 %.

Ndërkohë që daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit mars 2022, janë 300.997, krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 90,9 %.

Hyrjet e shtetasve shqiptar

Ndërsa sa i përket hyrjeve të shtetaseve shqiptarë dhe të huaj, është parë një rritje në krahasim më tre muajit e parë të vitit të kaluar.

Ky tregues rezulton me një rritje 60,5 %. Në Mars 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 275.976. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 62,1 %.

Në shifrat e tremujorit, kanë pësuar rritje vizitorët nga Greqia, por ata nga Kosova, që janë vizitorët e përhershëm të vendit tonë, janë ulur me pothuajse 10%. Kjo duket të jetë ndikuar nga masat e rrepta anti-Covid që vendosi shteti kosovar në kufi.

/Abcnews.al/