Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shfaqur ndryshe ditën e sotme. Në një foto të postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, Kryemadhi shihet në timon, duke drejtuar automjetin e saj.
Në makinë me të është edhe anëtarja e LSI, Elona Guri. Kryemadhi e lë mister destinacionin, ndërsa i kërkon Guyrit të mos tregojë se ku po shkojnë.
“Mos trego se ku po ikim Elona Guri”, shkruan Kryemadhi në diçiturë. Mbetet për t’u parë nëse kryetarja e LSI do të zbulojë më vonë më shumë detaje.
Ndërkohë, “timon” e partisë gjasat janë që Kryemadhi t’ja dorëzojë bashkëshortit të saj Ilir Meta, i cili përfundon mandatin e presidentit. LSI ka njoftuar mbajtjen e Konventës Kombëtare më 25 korrik, një ditë pasi Meta dorëzon Presidencën. /abcnews.al