Si mund të jetojmë në të tashmen, pa e menduar të shkuarën?

schedule23:40 - 25 Prill, 2022

schedule 23:40 - 25 Prill, 2022

Të jetosh në të tashmen do të thotë të angazhohesh në atë çfarë ndodh tani, pa u menduar shumë për të shkuarën apo për të ardhmen. Këtë gjë mund ta arrini me disa zakone të thjeshta, të cilat jua përmendim më poshtë.

Jeto një jetë minimaliste. Me këtë gjë nënkuptojmë të kesh gjithçka që realisht të duhet. Mos u fikso për të pasur gjëra të mëdha në zotërim. Minimalizmi të inkurajon të jetosh në të tashmen.

Zgjohu me mendime pozitive. Nise ditën me mendime pozitive, pasi kjo gjë do të motivojë, pavarësisht vështirësive që mund të të dalin përgjatë ditës. Mbaj një buzëqeshje në fytyrë dhe ke për ta parë se si do të reduktohet niveli i stresit brenda teje.

Shijoje çdo moment. Çdo ditë mund të përballemi me sfida, të cilat ose i kalojmë me sukses, ose na shtyjnë pas, për të na çuar më vonë akoma më përpara. Ji i vetëdijshëm për çfarë po ndodh dhe vlerësoje çdo moment të ditës.

Fal dhe vazhdo përpara. Falja dhe harresa janë të lehta për t’u thënë, por të vështira për t’u realizuar. Mirëpo për të jetuar një jetë të qetë e të lumtur, duhet të falim dhe të harrojmë. Lëre të shkuarën pas krahëve, pasi kur kapesh pas saj, mund të lëndohesh akoma më shumë.

Argëtohu në punë. Shumë persona nuk shkojnë me gëzim në punë, sidomos të hënave. Mezi presin tëvijë fundjava. Mirëpo kjo nuk është mënyra më e mirë për të jetuar të tashmen. Duaje punën që bën, pasi secili kalon thuajse 70% të jetës në punë. Imagjino pak se sa kohë shpenzojmë duke shpresuar të vijëfundjava, pa e shijuar momentin në të tashmen.

Puno fort sot për një të nesërme më të mirë. Të jetosh në të tashmen nuk do të thotë se duhet ta harrosh të ardhmen. Sigurisht duhet të bësh plane për një jetë më të mirë dhe puno fort në të tashmen për ta pasur të ardhmen më të lehtë.

Ushtrohu fizikisht. Ushtrimet fizike ndihmojnë shumë në rritjen e përqendrimit. Mbi të gjitha, kur ushtrohemi fizikisht, ne i harrojmë problemet e tjera dhe përqendrohemi vetëm tek e tashmja, tek ushtrimet fizike. Mundohu të bësh sa më shumë ushtrime fizike dhe ke për ta parë sa shumë kanë për tëndryshuar mendimet e tua. /Bota.al/