Ministria e Mbrojtjes në Rusi njoftoi sonte shkatërroi me raketa gjashtë instalime që furnizonin hekurudhat që përdoreshin për transportin e armëve të huaja për forcat ukrainase në Donbas.
Ministria pretendoi gjithashtu se forcat ruse shkatërruan një depo armësh pranë Slavyansk në rajonin e Donetsk, si dhe “16 pika të forta dhe zona me fuqi punëtore dhe pajisje ushtarake”.
Sot në mëngjes, zyrtarët nga Hekurudhat e Ukrainës raportuan se pesë stacione treni në Ukrainën qendrore dhe perëndimore ishin vënë nën zjarr.
Sulmet ndodhën brenda një ore nga njëri-tjetri, shkruan Skynews.
Të paktën 50 persona, përfshirë pesë fëmijë, janë vrarë gjatë prillit pasi forcat ruse kryen një sulm me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk.
Komanda ushtarake e Ukrainës tha se Rusia po tenton të bombardojë infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës në mënyrë që të ndërpresë furnizimet me armë nga vendet e huaja./abcnews.al/