Milan mori një fitore të vuajtur mbrëmjen e djeshme ndaj Lazios, pasi vetëm në fund arriti të shënonte me Tonalin edhe golin e 3 pikëve.
Kjo fitore vazhdon të mbajë kuqezinjtë e Stefano Piolit në krye të tabelës së klasifikimit, teksa ndiqen nga Interi me vetëm 2 pikë më pak, me këta të fundit që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur, atë ndaj Bolognas.
Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, pohon se Rossonerët gjithmonë kanë besuar në ambiciet e tyre për titull, edhe atëherë kur askush nuk besonte.
Ish-kapiteni legjendar ishte i entuziazmuar për fitoren e vështirë ndaj Lazios në “Stadio Olimpico”, aq sa vrapoi nga tribunat për ta përqafuar trajnerin Stefano Pioli dhe lojtarët.
“Jam shumë krenar për atë që skuadra, stafi dhe të gjithë, ua japin tifozëve. Ky emocion i vërtetë është thelbi i punës sonë që na bën të lumtur dhe nxit ndjesi të bukura.
Në sezone të këtilla, objektivi është që të luajmë sa më mirë që mundemi. Duhet të kërkojmë shumë. Në fillim të sezonin, shumëkush nuk priste të ishim kaq lart, por ne duhet ta shfrytëzojmë këtë për motivim të mëtutjeshëm.
Statistikat janë të qarta. Për të qëndruar këtu lart dhe për ta mbajtur këtë nivel, duhet të ruajmë shpirtin e njëjtë të sakrificës. Jemi këtu, sepse kemi besuar gjithmonë… madje edhe pse nuk e thoshim, gjithmonë besonim”, ka deklaruar Maldini për Milan TV.
?️ One-on-one with Paolo Maldini in an exclusive interview! Don’t miss out ⚠️
?️ Non perderti l’intervista esclusiva di Paolo Maldini a @MilanTV ⚠️ #SempreMilan pic.twitter.com/UG8S9onFEM
— AC Milan (@acmilan) April 25, 2022
/f.a/abcnews.al