Në fshatin Nartë çdo vit festa e pashkëve, pasohet nga karnavalet. Me kostumet tradicionale si dhe veshje të ndryshme simbol të kësaj dite banorët e zonës përreth u mblodhën në qendër të fshatit
“Ky është kostumi i Nartës dhe çdo ditë pas pashkëve e bëjmë. Vijmë çdo vit.”
“E festonin prindërit tonë. Bëhej grupi i parë me të moshuarit, grupi i dytë të fejuarit dhe i treti 15-vjecarët. Kostumet i qepnim që mos të identifikoheshin.”
Visheshin pleqtë, ishte stoli për burrat. Kurse fustanet ishin stoli e nartës.
Karnavalet janë kthyer në nje tradite për zonën, ndërsa kostumet dhe vallet tradicionale janë përcjellë brez pas brezi.
“Unë jam 78-vjeç, në moshën 16-vjeçare u vesha vetë. Sa ç’është e lashtë Arta, jo Narta. Se Nartë ia vuri Turku.”
Edhe me pandeminë e kemi festuar ne, po sivjet ka më shumë njerëz.
“Gjithë jetën me karnavale. Vjet dhe parvjet shumë pak, sivjet më shumë. Që në kohën e vjetër, janë zakonet e vjetra.”
Festa pagane e Karnavaleve në fshatin Nartë vazhdon tri ditë me radhë, që nga e diela e madhe e Pashkëve deri të Martën në mbrëmje. /abcnews.al/