Nga djegia e makinës te breshëria ndaj hotelit dhe kapja nga RENEA: Konflikti mes grupit të “Lilit të Rushkës” dhe pronarëve të “Volorekës” që sot desh çoi në një viktimë

schedule17:18 - 25 Prill, 2022

schedule 17:18 - 25 Prill, 2022

Plagosja e sotme në Pogradec ka ndodhur si pasojë e një konflikti disavjeçar mes personave me precedentë kriminalë.

Atentati i sotëm ka lidhje me sulmin e hotel Voloreka në Tushemisht, në gusht të 2020.

Abc News mëson se Firdeus Berberi, njëri nga autorët që ka qëlluar ndaj Joan Muçllarit (djali i pronarit të hotel Voloreka) duke e lënë të plagosur është djali i Ilir Berberit.

Ilir Berberi është arrestuar para 2 vitesh nga policia pasi akuzohej se kishte qëlluar në drejtim  të hotel Volorekës me breshëri armësh.

Berberi së bashku me tre personat e tjerë u arrestuan nga policia.

Sipas policisë, ai dyshohet të ketë qenë dhe ishte organizator i kësaj ngjarjeje.

Si nisi konflikti

Në fillim Joan Muçllarit i kane djegur një makinë BMW x6 në vitin 2020. Jetmir Muçllari, pronari i hotelit  ka bere padi dhe pastaj ka shkuar për të dëshmuar në gjykatë. Në gjykatë i ka dalë para Ilir Berberi dhe i biri  Fierdeus Berberi dhe i kanë thënë mos dëshmo.

Jetmir Muçllari ka hyrë në Gjykatë dhe ka dhënë dëshminë.

Më pas,  Ilir Berberi ka shkuar  te hoteli dhe ka qëlluar me breshëri arme .

Si u bë arrestimi

Mes të arrestuarve si autorë të ngjarjes së ndodhur pranë një hoteli në Tushemisht, ku u qëllua me breshëri armësh, në 2020 u arrestua edhe Ilir Berberi. Ai u arrestua nga policia në një çadër që kishte ngritur enkas për tu strehuar.

Berberi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë, ku ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobëvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

52-vjeçari  ishte edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë që u bë më 9 gusht hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.

Po ashtu për ngjarjen në Tushemisht  janë arrestuar Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi./abcnews.al/