Katër persona janë vrarë me thikë në një shtëpi në Londër. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur në Londrën jugperëndimore. Policia është njoftuar rreth orës 1:40 të mëngjesit, raportojnë mediat britanike.
Oficerët mbërritën në Delaford Road dhe detyruan të hynin brenda, ku gjetën katër persona, tre gra dhe një burrë me plagë të dukshme thike.
Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, të katër personat u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe oficerët tani janë në proces të kontaktimit me të afërmit.
Viktimat i janë nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Sakaq, një burrë u arrestua dhe u dërgua në një stacion policie.
Detektivët e Policisë Metropolitane nga njësia e specializuar e krimeve po hetojnë dhe oficerët thanë se mendohet se të pesë personat ishin të njohur me njëri-tjetrin. /abcnews.al