Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët për Pashkët Ortodokse.
Teksa ka postuar një foto në rrjete sociale kryeministri shkruan “Gëzuar Pashkët Ortodokse”.
Pas dy vitesh pandemi, besimtarët ortodoksë kanë mbushur plot kishat në të gjithë vendin ku kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit.
Mijëra besimtarë në të gjithë vendin kanë marrë flakën e shenjtë që simbolizon dritën dhe që sipas traditës çdo besimtarë e merr atë ne çdo familje për të ndriçuar rrugën drejt jetës dhe mirësisë.
/abcnews.al