Rusia thotë se ka rrëzuar një avion luftarak ukrainas Su-25 dhe ka shkatërruar tre helikopterë Mi-8 në rajonin e Kharkiv.
Në përditësimin e saj të fundit, ministria e mbrojtjes pretendoi një sërë suksesesh pasi forcat e saj ajrore shënjestruan objekte të shumta ushtarake ukrainase gjatë natës.
BBC nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet. Pala ukrainase nuk është përgjigjur ende.
Më herët, Britania e Madhe ka thënë se Rusia ka dështuar të realizojë fitim të madh të territorit gjatë 24 orëve të fundit, pavarësisht rritjes së aktivitetit nga forcat e saj. Sipas deklaratës, Rusia ende nuk ka marrë kontrollin as ajrin, as detin. /abcnews.al