Harry Maguire nuk po kalon një moment aspak të mirë te Mancester United. Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, por lojtari i djajve tashmë po kalon dhe një moment jo edhe jashtë fushës së blertë.
Angleze ka marrë një sërë kërcënimesh që pas humbjes që Manchester United pësoi 4-0 ndaj Liverpool.
Policia është vënë menjëherë në alarm për rastin, teksa kërcënimi ka arritur deri aty sa ka pasur edhe një alarm për bombë të vënë në shtëpinë e qendërmbrojtësit anglez, i cili ka kaluar orë tmerri.
“Gjatë 24 orëve të fundit Harry ka marrë një sërë kërcënimesh në shtëpinë e tij, përfshi edhe një alarm për bombë. Policia ka nisur hetimet për rastin”, bën të ditur një zëdhënës i Manchester United.
Natyrisht që këto forma kërcënimesh nuk kanë vend në sport, pasi bëhet fjalë vetëm për një ndeshje futbolli, ku në fund ka vetëm një fitues dhe në një botë të civilizuar duket e paimagjinueshme që reagimi i tifozërisë të arrijë në nivele të tilla.
BREAKING: Harry Maguire has received a bomb threat to his home in the last 24 hours. pic.twitter.com/t9kwQooWUR
— Sky Sports News (@SkySportsNews) April 21, 2022
/f.a/abcnews.al