Putin hakmerret ndaj SHBA-së, Rusia sanksionon Zuckerberg dhe Kamala Harris

schedule17:24 - 21 Prill, 2022

schedule 17:24 - 21 Prill, 2022

Rusia ka vendosur sanksione kundër 29 zyrtarëve, biznesmenëve dhe gazetarëve amerikanë, duke përfshirë zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe CEO të Meta, Mark Zuckerberg.

Sanksione të tjera u vendosën ndaj 61 shtetasve kanadezë.

Ministria e Jashtme ruse tha se këto sanksione të cilat i ndalojnë fluturimin drejt Rusisë personave në listën e zezë, do të mbeten në fuqi “në përjetësi.”

Në listë përfshihen gjithashtu  zyrtarët të lartë të Pentagonit.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e Moskës, cituar nga TASS./abcnews.al/