Një hajdut sulmoi një të moshuar dhe vodhi makinën e saj vetëm për të humbur jetën në një aksident pak çaste më vonë.
Ai goditi disa herë Shirlene Hernandez, 72 vjeç, ndërsa ajo ndaloi për pije freskuese në një pikë karburanti në San Antonio, Teksas.
Shirlene mbeti e përgjakur dhe e mavijosur nga hajduti i makinës, i cili i hoqi çelësat përpara se ajo ta ndizte makinën.
Por pak çaste më vonë, policët gjetën se makina ishte në autostradë me hajdutin pa jetë.
Policia tha se tre dëshmitarë u përpoqën të ndërhynin dhe ta kapnin të dyshuarin, por ai mundi të arratisej me makinë.
Gjyshja tha se ishte “e pikëlluar sepse ai kishte vdekur”, por tha se shumë njerëz kishin përmendur “karma”.
Shirlene tha: “Ka shumë njerëz që do të thonë se çfarë ndodh rreth e rrotull, karma.
“Nuk e mendoja këtë, e vetmja gjë që pata ishte se u trishtova sepse ai kishte vdekur.
“Unë thjesht nuk dua të lë punën, dhe kështu duhet të marr disi një makinë tjetër. Dhe kjo kërkon para dhe gjëra të tjera, kështu që unë duhet të kuptoj se çfarë të bëj.”
Vendasit dhe mbesa e Shirlene, Helen Garcia, kanë krijuar një faqe “GoFundMe” për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve për të blerë një makinë tjetër.
Deri të martën në mëngjes, donacionet kishin tejkaluar 23,000 dollarë, pavarësisht nga një synim fillestar prej 5,000 dollarësh./ h.ll/abcnews.al