Keni alergji në pranverë? Disa këshilla që mund tu ndihmojnë

schedule23:29 - 19 Prill, 2022

schedule 23:29 - 19 Prill, 2022

Pranvera është këtu, psikologjia jonë ka ndryshuar për mirë dhe tani mund të shijojmë shëtitjet tona të patrazuar nga moti.

Megjithatë, me pranverën vijnë edhe alergjitë që na mundojnë të njohura si riniti alergjik sezonal.

Riniti alergjik sezonal, i cili shpesh shfaqet me simptoma të kruajtjes intensive në hundë, teshtitjes së vazhdueshme dhe dhimbje koke të forta zakonisht trajtohet me ndihmën e medikamenteve.

Megjithatë, sipas ekspertëve të shëndetit, mund të zbatojmë edhe disa këshilla që ndihmojnë në luftimin e alergjive.

Probiotikët

Mund t’i gjeni në farmaci si suplemente dietike ose mund t’i merrni në mënyrë natyrale përmes produkteve të qumështit, si kosi, qumështi i thartë apo kefiri. Probiotikët përfitojnë tretje të mirë dhe kontribuojnë në “rregullimin” më të mirë të sistemit imunitar.

Kompresa

Një metodë që e kemi trashëguar nga gjyshërit tanë dhe na ndihmon gjithmonë të luftojmë simptomat e ftohjes. Vendosni në fytyrë lecka të ngrohta, të cilat i keni sterilizuar mirë. Kompresat qetësojnë dhimbjet e bezdisshme, ndërkohë që largojnë mbetjet e alergeneve duke reduktuar simptomat.

Ndërrimi i shpeshtë i rrobave

Pëlhurat priren të grumbullojnë mbeturina, duke kërkuar ndryshim të shpeshtë. Unë do t’ju rekomandoja të zgjidhni pëlhura me teksturë pambuku, të cilat mund të lahen në temperatura të ulëta.

Dush para gjumit

Është e rëndësishme të bëni dush para se të shkoni në shtrat për dy arsye. Së pari do t’ju relaksojë dhe së dyti do të largojë çdo substancë alergjike nga trupi juaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!