Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kreut të PD Prrenjas.
Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas Rithemelimit Kryetar i PD Prrenjas u shpall Arjan Karriqi me 61% të votave.
Vijon procesi i votimit dhe numërimit në degët e tjera.
Komisioni i Rithemelimit në PD, i udhëhequr nga ish kryeministri Sali Berisha, vijon procesin e zgjedhjeve për kryetarët e degëve, ndonëse në platformën e propozuar nga kryetari i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj kërkohet që të ndalet çdo proces duke e cilësuar të njëanshëm.
/abcnews.al