Inteligjenca ukrainase: Nuk ka gjasa që Rusia të përdorë armë bërthamore

schedule09:22 - 18 Prill, 2022

schedule 09:22 - 18 Prill, 2022

Kirill Budanov, kreu i departamentit të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, tha se Rusia nuk ka gjasa  të përdorë armë bërthamore, sipas la repubblica.

“Qetësohuni të gjithë, është thjesht një kërcënim. Edhe nëse Putini për një moment humbet toruan dhe vendos të ndërmarrë një veprim të tillë, edhe teknikisht nuk është aq e lehtë për ta bërë.

Po, ai mund të përpiqet ta bëjë, por nuk ka gjasa që ta bëjë. Ky është një shantazh ndaj gjithë botës dhe të gjithë e kemi kuptuar”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia do të përdorë armë bërthamore vetëm në rast të një sulmi në territorin rus, por NATO vazhdon ta cilësojë si një kërcënim real.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!