Laçi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme përballë Dinamos në takimin e luajtur në Kurbin, pasi mposhtën 2-1 blutë e Vanolit, të cilët marrin humbjen e 5-të rresht në kampionat.
Kurbinasit e Shpëtim Duros kthehen kështu te fitorja pas disa javëve me rezultate negative. Guindo shënoi që në minutën e parë të takimit, ndërsa goli i barazimit nga Dinamo do të vinte në pjesën e dytë kur Fejzulla do të debutonte me gol në minutën e 61-të.
Një gol që i dha frymë “nëndetëses blu”, ndërsa në minutë e 88-të mendoi të mbyllte llogaritë e këtij takimi, teksa shënoi Zarubica me penallti për kurbinasit, të cilët në këtë mënyrë kanë “shkelmuar” blutë në rrugën drejt Kategorisë së Parë.
Pas kësaj fitoreje Laçi vazhdon të mbajë vendin e dytë në kampionat me 60 pikë, 5 më shumë se Kukësi i vendit të 3-të, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e 9-të me vetëm 23 pikë. /f.a/abcnews.al