Kievi akuzon Evropën: Armët po vijnë me vonesë, nuk po na sillni ato që kemi kërkuar

schedule17:06 - 16 Prill, 2022

schedule 17:06 - 16 Prill, 2022

Këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhailo Podolyak ka thënë se armët që Ukraina i ka kërkuar Evropës nuk vijnë në kohë dhe se në disa raste në Kiev nuk mbërrijnë municionet që kanë kërkuar nga Perëndimi.

Në një postim në mediat sociale, Mykhailo Podolyak tha se Ukraina nuk kishte marrë ende armët e kërkuara, përpara se t’u kërkonte vendeve të dërgonin pajisje “menjëherë”.

Në fillim të kësaj jave, këshilltari ukrainas bëri homazhe për trupat që mbronin portin jugor të rrethuar të Mariupolit, duke  pranuar se furnizimet me armë po mbaronin.

Ai tha: “Ata po luftojnë nën bomba për çdo metër të qytetit. Ata po e  bëjnë (Rusinë) të paguajë një çmim të tepruar.” Armët që i nevojiten Ukrainës për t’i rezistuar pushtimit rus mbërrijnë shumë vonë dhe Evropa dërgon ato që Kievi nuk i kërkoi.”/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!