Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusët bombardojnë Kievin, kryebashkiaku: 1 viktimë dhe disa të plagosur, armiku i pamëshirshëm

schedule14:44 - 16 Prill, 2022

schedule 14:44 - 16 Prill, 2022

Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë u plagosën në Kiev, pasi kryeqyteti ukrainas u sulmua këtë mëngjes nga ushtria ruse.

“Si rezultat i sulmit me raketë në mëngjes, një person mbeti i vrarë dhe disa të plagosur u shtruan në spital në lagjen Darnytskyi të kryeqytetit”, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko në një deklaratë televizive, citon CNN.

“Forcat tona ajrore të mbrojtjes po bëjnë gjithçka që është e mundur për të na mbrojtur, por armiku jonë është i pamëshirshëm”, shtoi ai.

“Nuk është sekret që një nga gjeneralët rusë deklaroi kohët e fundit se ata ishin gati për sulme me raketa në kryeqytetin ukrainas. Dhe, siç e shohim, ata po kryejnë granatime të tilla,” shtoi ai.

Ndërkohë, ushtria ruse paralajmëroi të mërkurën se do të sulmojë “qendrat vendimmarrëse” të Ukrainës, përfshirë ato në kryeqytetin e Ukrainës, në përgjigje të asaj që tha se ishin “përpjekje sabotimi dhe sulmesh” në tokën ruse.

Dy ditë më vonë Rusia kreu një sulm të tillë në një “objekt ushtarak” në periferi të Kievit.

“Sonte një objekt ushtarak në periferi të Kievit u godit nga raketa me precizion të lartë Kalibr me rreze të gjatë të lëshuar nga deti,” tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov.

“Si rezultat i goditjes në fabrikën e makinerisë Zhuliany Vizar, u shkatërruan punoshtet për prodhimin dhe riparimin e sistemeve të raketave kundërajrore me rreze të gjatë dhe të mesme, si dhe raketa kundër anijeve,” shtoi Konashenkov./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!