Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB: Më shumë se 1900 civilë janë vrarë që nga fillimi i luftës, mes tyre 162 fëmijë

schedule11:19 - 16 Prill, 2022

schedule 11:19 - 16 Prill, 2022

Më shumë se 1900 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus, sipas OKB-së, megjithatë shifrat mund të jenë shumë më të larta, shkruan BBC.

Nga 1,982 civilë të vrarë midis 24 shkurtit dhe 14 prillit, 162 ishin fëmijë, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR). 2651 civilë të tjerë janë plagosur, mes tyre 256  janë fëmijë.

Shumica e  viktimave dhe të plagosurve janë shkaktuar si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve ajrore, sipas OHCHR.

Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet ka shprehur shqetësimin ndaj raporteve për numrin e civilëve të vrarë në qytetin Bucha, pranë kryeqytetit Kiev, duke thënë se një ngjarje e tillë ngre “pyetje serioze dhe shqetësuese në lidhje me krimet e mundshme të luftës”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!