Ukraina: Rusia ende po përpiqet të marrë kontrollin e Mariupolit

schedule09:58 - 16 Prill, 2022

schedule 09:58 - 16 Prill, 2022

Trupat ruse ende po përpiqen të marrin kontrollin e plotë të qytetit të Mariupolit, sipas një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan BBC.

Marrja e Mariupolit nga Rusia, nëse ndodh, do të jetë një pikë domethënëse për të dyja palët në këtë luftë. Fitorja e Rusisë do t’i mundësonte Kremlinit që  t’i tregonte popullit rus përmes mediave të kontrolluara nga shteti,  se Rusia po përmbushte qëllimet e saj.

“Rusia po vazhdon bllokadën e saj të pjesshme në qytetin e Kharkiv, ku ushtria e Ukrainës ka zmbrapsur forcat ruse prej disa javësh tashmë.” Dhjetë sulme janë zmbrapsur në rajonet e Donetsk dhe Luhansk, gjithashtu janë shkatërruar disa mjete ushtarake ruse,” thuhet në deklaratën e Ukrainës.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!