Në Rrogozhinë dhe Kamëz do të luhet dy sfidat e ditës së sotme të kampionatit shqiptar, ku 4 skuadra do të zbresin në fushën e lojës për të luajtur për llogaritë e javës së 29-të. Të dy sfidat do të luhen në orën 13:45.
Egnatia-Tirana një sfidë interesante mes dy skuadrave, ku rrogozhinasit e Zekirija Ramadanit do të kërkojnë pikët e mbijetesës ndaj Tiranës kryesuese të Orges Shehit.
Po ashtu edhe në Kamëz, Kastrioti do të presë Kukësin. Një përballje e luftuar pritet të jetë kjo mes krutanëve dhe verilindorëve, pasi vendasit do të kërkojnë pikët e mbijetesës dhe kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e rezultatev pozitive, ndërsa nga krahu tjetër Diego Longo do të kërkojë rikthimin te fitoja përballë skuadrës më të mirë të momentit në kampionat. /f.a/abcnews.al