Spezia luajti sot ndaj Interit ku u mundën me rezultatin 1-3 në favor të zikaltërve.
Një situatë e çuditshme ndodhi në pjesën e dytë për ekipin e Thiago Motta. Manaj doli nga fusha e lojës për t’u zëvendësuar nga Nzola vetëm 15 minuta nga fillimi i pjesës së dytë. Por ndeshja për të zgjati vetëm pak sekonda.
Gjyqtari Maresca e vuri re sulmuesin sapo ishte futur në fushën e lojës dhe e thirri për t’i thënë se duhej të hiqte vathin që mbante në vesh pasi sipas rregullores nuk lejohet asnjë bizhuteri apo aksesor tjetër në fushën e lojës.
Nzola ra dakort për këtë gjë por problemi ishte se ai nuk po e hiqte dot nga veshi vathin, kështu që u vonua rreth 10 minuta, dhe ekipi i Spezias po luante me 10 lojtarë ndaj Interit. Motta u nervozua shumë dhe e zëvendësoi atë me Antiste, i cili hyri në fushë në minutën e 70-të si zëvendësimi i pestë për ekipin e tij./ h.ll/abcnews.al