Yuri Kim takohet me guvernatorin e BSH-së, Gent Sejko

schedule18:09 - 15 Prill, 2022

schedule 18:09 - 15 Prill, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Gjatë vizitës së saj, kryediplomatja amerikane e ka uruar guvernatorin për mandatin e dytë në krye Bankës së Shqipërisë.

Kujtojmë se Gent Sejko është zgjedhur për herë të dytë Guvernator i Bankës së Shqipërisë, pas një mandati 7-vjeçar në krye të këtij institucioni. Sejko siguroi 103 vota pro, 1 deputet votoi kundër dhe një tjetër abstenoi, nga 104 ligjvënës që ndodheshin në sallë në momentin e votimit.

Ai drejton Bankën e Shqipërisë që prej 5 shkurtit të vitit 2015. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!