Zgjedhja e presidentit, Berisha: Metodë mafioze, Rama në vend të “plumbit”, në zarf ka vendosur tre emra sekret

schedule12:54 - 15 Prill, 2022

schedule 12:54 - 15 Prill, 2022

Ish kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot ka dhenë komentin e tij në lidhje me shpalljen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit të ri.

Berisha  në deklaratën e tij për mediat ka theksuar se Rama në një zgjedhje të tillë ka zgjedhur një rrugë mafioze.

Sipas tij ai në vend të plumbit në zarf do të vërë tre emra, që sipas tij është e papranueshme.

“Konferenca është më e gjerë se kryetarët e grupeve dhe pse paraqiten në konferencë dhe shprehin qëndrimin e tyre nuk ka ndonjë ndryshim . Rama e shpalli zgjedhjen e presidentit në kodin e mafias. Kodi i mafias është plumbi në zarf, nuk do jetë plumbi por tre emrasekret, kështu që a mundet kur një forcë politike të përdorë praktika mafioze kurrë si pranon’, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!