Juan Cuadrado do të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e Juventusit, pasi u rinovua kontrata automatikisht pasi kolumbiani u aktivizua nga Cagliarit në Seria A.
Vetëm sot “Zonja e Vjetër” ka bërë njoftimin zyrtarë për zgjatjen e bashkëpunimit mes palëve, ku Cuadrado do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e bardhezinjëve deri më 30 qershor 2023.
“Cuadrado është një anësor, një mbrojtës i krahut dhe një mesfushor. Ai është zemër dhe pasion. Ai është teknikë dhe imagjinatë. Impulsi i tij krijues e ka çuar atë të shënojë 24 gola dhe të japë 53 asistime që kur iu bashkua Juventusit.
Vetëm sezonin e shkuar ai dha 10 asistime në Serie A, 17 në të gjitha garat, një rekord nga një mbrojtës, Duke folur për asistimet, që nga ardhja e tij te Juventusi askush nuk e ka dhënë topin e fundit aq shpesh sa ai.
Për më tepër, sezonin aktual, ai tashmë e ka gjetur golin pesë herë, duke barazuar rekordin personal të regjistruar në sezonet 2015/16 dhe 2017/18. Juan është unik, i pazëvendësueshëm. Dhe është e mrekullueshme që po qëndrojmë së bashku, Panita”, shkruan Juventusi në deklaratën e bërë në ëebin zyrtar.
✍️ ???????? 2️⃣0️⃣2️⃣3️⃣
? It’s Juan more year for @Cuadrado in ⚪️⚫️!#Cuadrado2023
— JuventusFC (@juventusfcen) April 15, 2022
/f.a/abcnews.al