Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur keqardhje për refuzimin e homologut të tij francez, Emmanuel Macron, për ta cilësuar gjenocid atë që ndodh në Ukrainë, sipas la repubblica.
“Nëse janë të vërteta, fjalët e tij na lëndojnë shumë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp me krerët e shteteve të Polonisë, Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë.
Presidentët e katër vendeve fqinje me Rusinë, vizituan Kievin, në një shenjë mbështetjeje për Ukrainën, pasi Presidenti Putin u zotua se do të vazhdojë ofensivën e përgjakshme 7 javore deri në “përfundimin e plotë”.
Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, të gjitha vende të NATO-s, janë të shqetësuara se mund të përballen me një sulm të ngjashëm nga Rusia në të ardhmen.
/abcnews.al