Daily Mail: Nëna greke pozon me të bijën pak para se t’i japë dozën vdekjeprurëse të ketaminës

schedule12:15 - 14 Prill, 2022

schedule 12:15 - 14 Prill, 2022

Vdekja misterioze e tre vajzave në Greqi, të cilat dyshohet se u vranë nga e ëma ka bërë jehonë në mediet britanike.

Daily Mail ka publikuar një artikull për rastin e vdekjes së tre vajzave në Patra të Greqisë dhe implikimin e të ëmës, Roula Pispirgolu.

Një nënë 33-vjeçare në Greqi është paraqitur duke buzëqeshur pranë vajzës së saj me aftësi të kufizuara në foton e fundit të bërë përpara se t’i jepte dozën vdekjeprurëse të ketaminës.

Lexo edhe: “I vrave dhe më kërkoje t’u bëja portrete”, piktorja shpërthen ndaj 33-vjeçares që dyshohet se i mori jetën të bijave

Roula Pispirigou u akuzua për vrasjen e vajzës së saj nëntë vjeçare pasi një ekzaminim i indit muskulor zbuloi praninë e ilaçit anestetik në trupin e së bijës, i cili nuk ishte administruar nga mjekët, shkruan Daili Mail.

Georgina e cila vuante nga krizat epileptike, të cilat në prill të 2021-it e lanë tetraplegjike, ndërroi jetë në janar të këtij viti në spital, me mjekët që kanë konfirmuar se Roula ishte vetëm me të bijën në dhomën e spitalit para vdekjes së 9-vjeçares.

Lexo edhe: Urdhër për hapjen e varrit të 9-vjeçares në Greqi, dyshohet se u vra nga e ëma

Roula Pispirgou doli para gjykatës javën e kaluar, vendimi për dënimin e saj nuk është bërë i ditur akoma, me 33-vjeçaren që mohon çdo akuzë. Roula akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 9-vjeçare Georgina, ndërsa dyshimet se ka gisht edhe në vrasjen e dy vajzave të vogla Irisi dhe Malena shtohen dita ditës.

Prokurorët në Greqi  janë fokusuar tashmë edhe  tek dy vajzat e saj të ndjera, përpos vdekjes së Georginës. Malena, 3 vjeç e gjysmë ndërroi jetë në prill të vitit 2019 kurse Irisi, gjashtë muajshe ndërroi jetë në mars të 2020.

Dy prokurorët Antonis Eleftherianos dhe Apostolos Andreou, të cilët po trajtojnë dosjet përkatëse, kanë urdhëruar një raport të ri mjeko-ligjor për shkaqet e vdekjes së dy vajzave.

Dy prokurorët po shqyrtojnë të gjitha të dhënat si dhe mundësinë e veprës penale. Atyre po u dërgohen kartelat e plota mjekësore, diagnozat e mjekëve kurues dhe rezultatet e ekzaminimeve që i ishte nënshtruar  Malena, vdekjen e të cilave ekspertiza mjekoligjore ia kishte atribuuar mosfunksionimit të mëlçisë.

Lexo edhe: Gabimi që nxori zbuluar 33-vjeçaren dhe tre skenarët që mund të shpjegojnë vrasjen tre vajzave në Greqi

Lidhur me vdekjen e vogëlushes Iris, e cila humbi jetën në shtëpinë e çiftit në Patra, dy prokurorët do të kërkojnë telefonatat në EKAB për transportin e saj si dhe dokumentet përkatëse të spitalit ku ajo u transferua.

/abcnews.al/