Rama: Në Qershor do i mundim shumë më thellë se më parë

schedule13:34 - 2 Prill, 2019

schedule 13:34 - 2 Prill, 2019

Në zgjedhjet e Qershorit do të fitojnë më thellë se më parë. Kështu deklaroi kryeministri Rama gjatë takimit “Bashkia që duam” në qytetin e Librazhdit, i cili tha se më 30 Qershor do të marrin edhe bashkinë e Kukësit.

“Ka demokrat me mend në kokë që të thotë se ishte më kollaj të mundje Saliun me gjithë shtetin se sa të mundesh lulin me gjithë fallxhoren që ka në krah. Ka?  I kemi mundur disa herë me Saliun që na pengonte të hapnim kutitë edhe nuk munkemi dot Lulin. Lulin? Si është kjo? Nëse nuk e mundim dot, ose s’e kemi mundur dot deri më sot në Tropojë, kjo jo se nuk është më i fortë, por kjo se ne nuk kemi qenë akoma më të mirë për të arritur fitoren, por në 30 Qershor do t’i mundim edhe në Kukës. Në Qershor do i mundim shumë më thellë se më parë. Ne i kemi mundur atëherë dhe do i mundim prapë”, tha ai.

Ndërsa për sa i përket dorëzimit të mandateve, Rama theksoi se Partia Demokratike do të shkrihet për shkak të kësaj zgjedhjeje.

“Ata zgjodhën të bëjnë diçka që askush nuk e ka bërë. Ka vetëm një parti që e ka bërë atë në vitet 20 në Itali. Ajo parti u shkri fare. Kështu do shkrihen dhe ata, këtu do jeni. Ashtu do shkrihen dhe ata sepse zgjodhën të tradhtojnë popullin e tyre, që i votuan ata. Tani ça bëjnë, djegin mandatet, futen mes njerëzve dhe thonë jemi si ju. Noc Rrokun do marrësh Lul jo pushtetin. Se kush do marri Rrokun se kush do marri Nocin ndaje me Monikën pastaj. Kështu nuk shkon dhe historia hajde të shohim, hajde ta zgjidhim, nuk ka”,  tha kryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!