Rusia kërcënon të sulmojë me raketa zemrën e Ukrainës

schedule08:40 - 14 Prill, 2022

schedule 08:40 - 14 Prill, 2022

Ndonëse dy ditë më parë Vladimir Putin tha se ushtria ruse synon vetëm zonën e Donbasit duke u tërhequr nga kontrolli i plotë i Ukrainës, Kremlini ka kërcënuar të sulmojë Kievin nëse ushtria ukrainase vazhdon sulmet në Rusi.

Në këtë mënyrë Kremlini i është rikthyer strategjisë së tij të konfrontimit universal me forcat ukrainase.

Rusia ka kërcënuar madje se do të godasë ndërtesat qeveritare në Kiev si edhe automjetet perëndimore nga NATO, SHBA dhe vende të tjera, ka paralajmëruar zëdhënësi i mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov.

“Ne shohim përpjekje nga forcat ukrainase për të sabotuar dhe kryer sulme ndaj strukturave në Rusi.Nëse këto episode vazhdojnë, forcat e armatosura ruse do të detyrohen të godasin qendrat vendimmarrëse, përfshirë në Kiev, diçka nga e cila Ushtria ruse deri më tani ka abstenuar” tha Konashenkov./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!