Zlatan Ibrahimovic ka sërish një problem në gju dhe do të humbasë të paktën tre nga ndeshjet e ardhshme të Milanit.
Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi suedez nuk ka ndërmend të shkruajë epilogun e karrierës së tij të madhe në fund të sezonit, pavarësisht dëmtimeve të shumta që ka muajt e fundit, por edhe zhgënjimit që kombëtarja e tij nuk arriti të kualifikohej për finalet e Kupës së Botës.
Ibraa i cili mbush më 3 tetor 41 vjeç, këtë vit ka 23 paraqitje, 8 gola dhe 2 asistime, por ka humbur pothuajse gjysmën e ndeshjeve të skuadrës për shkak të dëmtimeve. /abcnews.al/