Roma do të përballet përsëri me Bodo/Glimt në ndeshjen e kthimit të çerekfinales se Conference League, takim që do të luhet në “Olimpico”.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishëm për skuadrën e Jose Mourinhos, pasi duhet të fitojnë këtë përballje për të kaluar në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.
Në konferencën për shtyp “Special One” ka folur për këtë takim, teksa është shprehur se verdhekuqtë do të bëjnë maksimumin për të fituar ndaj skuadrës norvegjeze, e cila këtë sezon ka qenë “macja e zezë” për skuadrën italiane.
“Është një episod i keq, por krejtësisht i dalë nga konteksti i lojës. Ne duam të luajmë futboll, sjellja duhet të jetë shembullore dhe për nesër pres vetëm një ndeshje futbolli. Jemi më të mirët, jam i bindur. Jemi të fortë dhe të përgatitur, kam shumë besim tek unë.
Djemtë janë mirë dhe janë të gjithë në dispozicion, askush nuk është i lënduar, vetëm Spinazzola ende nuk është në gjendje të fillojë ndeshjen. Mancini është mirë. Kundërshtari cilësor por nuk ka asgjë të re, të dielën e kaluar ishte 1 me 0 për Salernitana dhe tani ka një 2-1 për Bodo, kemi 90′ për të fituar ndeshjen “ theksoi fillimisht Mourinho.
I pyetur për sherrin mes trajnerit Knutsen dhe trajnerit të portierëve Giallorossi, Nuno Santos, tekniku portugez do të shprehej: Nuk mendoj, mendon UEFA. Nuk vendos unë, vendos UEFA. Nuk më intereson çfarë thotë drejtori i Bodos, nuk më intereson çfarë thonë të tjerët. /f.a/abcnews.al