Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balluku: Hiqen nga qarkullimi biletat me format të parashtypur për transportin ndërqytetas

schedule13:05 - 13 Prill, 2022

schedule 13:05 - 13 Prill, 2022

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, deklaroi sot se biletat me format të parashtypur do të hiqen nga qarkullimi. Baluku tha se prerja e biletave do të kryhet nëpërmjet sistemit elektronik të fiskalizuar e-transport, online ose me pajisje të fiskalizuar.

“Ministria e Infrastrukturës ka marrë një sërë vendimesh kryesisht shpronësimet në zona të ndryshme të vendit. Dy projektvendime për transportin; ndryshime dhe shtesa për përcaktimin e rregullave për pajisjen dhe shpërndarjen e udhëtarëve me bileta, për implementimin e e-transport për biletat elektronike sa i takon biletimit. Ndryshimet janë në përputhje me kushtet e përcaktuara në ligj për transportet rrugore për faturat elektronike. Hiqen biletat në format të parashtypur për transportin ndërqytetas. Prerja e biletave kryhet nëpërmjet sistemit elektronik të fiskalizuar, e-transport, online ose me pajisje e fiskalizuara. Prerja e biletave nga agjencitë në mjete, autobusë ose kudo tjetër. Platforma elektronike garanton ciklin e plotë të prerjes së biletave Shtohen elementet e faturës së fiskalizuar dhe barcode i sigurisë. Biletat në format letër ose elektronik të gjenerohen nga platforma elektronike. E drejta e administrimit të biletave dhe sistemi i biletimit elektronik kalon nga ministria përgjegjëse në autoritetin kompetent të administrimit”, tha Balluku për mediat pas mbledhjes së qeverisë./abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!